PAKISTAN - 126 persona, mes tyre 84 fëmijë janë vrarë nga një sulm i armatosur i një grupi talebanësh në një shkollë ushtarake në Peshawar. 6 talebanë të veshur me veshje ushtarake kanë hyrë në brendësi të shkollës dhe menjëherë janë dëgjuar të shtëna dhe shpërthime të rënda ndërsa forcat e sigurisë kanë rrethuar ambientin.
Mësohet se të 6 agresorët janë vrarë, ndërsa njëri prej tyre është vrarë nga një vetëshpërthim.
Pjesa më e madhe e nxënësve të shkollës me 500 fëmijë u evakuuan shëndoshë e mirë, por përveçse viktimave në spital janë dërguar edhe shumë të plagosur.