A1 Report - Fici, i vrare ne Rogozhine, kerkohej prej 12 vitesh per droge nga Italia

Report TV 2015-08-21

Views 2

Kërkohej në Itali prej 12 vitesh, por në Durrës jetonte në liri të plotë, i respektuar nga të gjithë dhe i konsideruar si një tregtar i ndershëm. Kjo ishte jeta e dyfishtë e Halil Ficit, që pas një muaji do të mbushte 55 vjeç, i vrarë dje bashkë me kunatin Astrit Gjepali në periferi të Rrogozhinës.

Halil Fici, që nga shokët thirrej dhe Lila, ose "hunderri", që nga viti 2001 hetohej nga Drejtoria antimafia e Barit për trafik ndërkombëtar droge. Telefoni i tij ishte përgjuar shumë herë dhe shumë telefonata në të cilat Halil Fici fliste dhe italisht, ndodhen në një dosje gjyqsore që ka si kapo të organizatës trafikantin Artan Shabani, i njohur si Ben Çami që ka ndryshuar emrin në Lutfi Shabani.

Organizatës së tyre iu sekuestruan në Itali qindra kile heroine. Në vitin 2002 Prokuroria e Barit nxjerr urdhërin e parë për kapjen e Halil Ficit që më pas është dënuar nga gjykata e Barit me një dënim përfundimtar prej 12 vjet burgu.
Lila apo hunderri, ka jetuar i lirë në Durrës nga ku, sipas hetuesve italianë ka vazhduar trafikun e drogës. Në vitin 2006 nxirret për të një tjetër urdhër arrestimi nga prokuroria e Barit, përsëri për trafik ndërkombëtar droge. Por përsëri urdhëri injorohet dhe Halil Fici bashkë me dhjetëra të hetuar të tjerë shqiptarë qëndronte në Durrës plotësisht i lirë.

Me 28 shkurtin që vjen është parashikuar në Gjykatën e Barit një vendim i ri në ngarkim të Halil Ficit dhe 18 të akuzuarve të tjerë. Për Halil Ficin janë kërkuar 28 vite burg sepse po hetohet bashkë me Xhemal Ballancën si kapo e një organizate tjetër të fuqishme kriminale që merret me trafikun e heroinës mes Shqipërisë dhe Puljas. Tridhjetë vite burg janë kërkuar për Artan Shabanin dhe 28 vjet për krahun e tij të djathtë Eno Prifti. Në total Prokuroria italiane ka kërkuar për 19 të akuzuarit shqiptarë 327 vjet burg. Asnjë prej tyre nuk është arrestuar asnjëherë për këto akuza nga autoritetet shqiptare.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS