VLORE- Shkarkimi i shoferit të shkollës speciale që frekuentohet nga fëmijë me aftësi të kufizuara në Vlorë ka lënë pa mësim 31 nxënës të kësaj shkolle. Mësimi për ta kryhet me ndërprerje prej më shumë se 1 jave dhe sipas kreut të Qendrës së Zhvillimit të Personave me Aftësi të Kufizuara në Vlorë, Viktor Lami, shkak është bërë pezullimi i shoferit për mungesë fondesh.
Lami ka ngritur edhe shqetësimin e pamjaftueshmërisë së stafit të shkollës speciale.
Vitet e fundit sipas kreut të këtij institucioni, shkolla ka patur një numër në rritje të fëmijëve frekuentues, aktualisht gjen grup mosha nga 2- 25 vjeç.