"Shoku ynë Tili" është prodhuar nga Kinostudio "Shqiperia e Re në vitin 1981.
Regjia: *Fehmi Hoshafi;
Skenari: *Qazim Kashari *Naum Bitri *Halil Kamberi;
Producent: Shqipëria e re;
Muzika: Tahsin Hoshafi;
INTERPRETOJNE
Elida Janushi - mësuese Besa
Arben Latifi - Tili
Lutfi Hoxha - Qemali, babai i Tilit
Zyliha Miloti - mamaja e Tilit
Vasillaq Vangjeli - Vasoja, shoferi i autobuzit
Mirketa Çobani - mësuese Drita
Zef Bushati - Bujari, mësuesi i punës me dru
Ndrek Shkjezi - mësuesi i gjeografisë, Faiku
Minella Borova - Shpëtimi, bashkshorti i Besës
Antoneta Papapavli - drejtoresha e shkollës
Shkëlqim Fejzo
Herion Spiro - Albani
Mimika Luca
Përmbajtja
Tili është një nxënës i vështirë , i cili bëhet problem për familjen dhe shkollën. Është një nxënës me humor , por edhe i bezdishëm. Ka probleme me mësuesit, sidomos me mësuese Dritën , e cila e ka në kujdestari. Tili , nga ana e tij , kërkon të shkojë në klasën e mëparëshme , ku mësuese është Besa. Edhe pse e pranojnë kërkesën e tij , ai vazhdon rutinën e mëparëshme. Gjëndja përkeqësohet kur ai edhe Luli fikin dritat e shkollës në ditën e takimit me prindërit. Me punën e palodhur të mësuesve Besës dhe Bujarit, arrijnë t'a bindin të kthehet në rrugë të mbarë.