Ekspozitë me posterat e Kinostudios - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-04-14

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është posteri i filmit të parë shqiptar. I pikturuar me dorë, por ende në gjendje shumë të mirë edhe sot, vjen së bashku me një përzgjedhje të rrallë afishesh filmi në Galerinë Kombëtare të Arteve. Këto janë posterat që pas premierës së një filmi apo dokumentari nuk të qëllon më t?i shohësh, por që Arkivi Qendror Shqiptar i ka nxjerrë nga fondi për t?ia përcjellë edhe një herë publikut emocionin e një filmi të ri, sigurisht së bashku me momente që të kthejnë pas në kohë. 100 afishet origjinale sjellin jo vetëm skicat përfundimtare të posterave plot ngjyra të filmave bardh e zi, por edhe ato që përgatiteshin për filmat vizatimorë, dokumentarët, apo edhe bocetet e kostumografisë. Kineasti shqiptaro-amerikan, Thomas Logoreci, që punon prej kohësh për kurimin e kësaj ekspozite, tregon se gjithçka që ka përzgjedhur shpreh potencialin dhe kujdesin që ka pasur kinematografia shqiptare edhe për detajet. Ndihem keq kur nis të mendoj se të gjithë ne e njohim në detaje posterin e Godfather apo të ndonjë filmi tjetër dhe se asnjë poster nga kinematografia jonë, nga kinematografia shqiptare nuk na kalon ndër mend. Kjo sepse ne nuk i kujtojmë. Këto postera që janë përzgjedhur për t?i ekspozuar sot janë të gjitha të punuara me dorë dhe janë shumë të veçanta sot. Unë ftoj gjithkënd që të vijë dhe të shijojë emocionet e atyre kohëve kur diku shihte lajmërimin e një filmi të ri. Mua më kanë emocionuar përzgjedhja e tyre. Shpresoj që publikun ta emocionojë prania e tyre pranë njëri - tjetrit.E në fakt në botë, ekzistojnë muze të tilla që i kushtohen porterave, kolonave zanore të shkruara të filmave, kostumeve më interesante apo aktorëve e regjisorëve që ndryshuan botë dhe bëjnë jehonë ende sot me artin e tyre. Vendi ynë që ende nuk e ka një të tillë, ju ofron një alternativë në Galerinë e Arteve duke nisur nga pasditja e kësaj të enjteje.

Share This Video


Download

  
Report form