'Bota në fokus' - Ari i paligjshëm, si kriminelët shkatërrojnë natyrën dhe ekonomitë e shteteve!

Bota në fokus 2023-04-05

Views 16

Edhe në këtë edicion të emisionit do të shpërfaqim pangopësinë e njeriut për të pasur më shumë se sa që ka dhe kjo në dëm të çdo gjëje të gjallë që e rrethon, madje edhe në dëm të vetvetes. Shkatërrimi i biodiversitetit, ndotja e ujërave, shpyllëzimi e zhdukja e specieve të ndryshme të bimëve, kafshëve dhe insekteve është e barabartë me një kg ari më shumë.

Pikërisht kjo do të jet tema në të cilën do të fokusohemi sot, minierat e arit nëpër botë. Janë disa faktorë që kanë ndikuar në rritjen e kërkesës për ari, si një ndër asetet më të sigurta për të ruajtur pasurinë. Kina vazhdon të jetë lider i prodhimit të arit i ndjekur nga Australia dhe Rusia, ndërsa Afrika nga ana tjetër është shndërruar në kontinentin më të pasur sa i përket prodhimit të arit. Në Afrikën e Jugut e posqërisht në Gana, minierat e paligjshme të arit po shkatërrojnë plantacione e ferma të tëra si dhe po ndot madje edhe ujin e pijshëm që edhe ashtu është një mungesë e theksuar në kontinent. Pasoja të ngjashme ka edhe në Kinë, Kanada e Indonezi, por gërmimi nuk ndalet.

Avdi Bakiju

Share This Video


Download

  
Report form