Kryeministri Edi Rama i është rikthyer ndryshimeve të bëra në Kodin Zgjedhor dhe sulmeve ndaj presidenti Ilir Meta. Rama tha se uli pragun nga 3 në 1% se kështu kishte kërkuar opozita, ndërsa solli shembullin e Italisë, sipas së cilit ka bërë 5 reforma zgjedhore me shumicë të thjeshtë.
"Në të gjithë historinë e saj, Shqipëria nuk i ka dhënë asnjë tjetri çfarë i ka dhënë pa kursim Ilir Metës, që e ka bërë kryeministër, kryetar Kuvendi dhe president. Një njeri që nuk ngopet dhe nuk ndalon që ngatërruari dynjanë, pse çfarë do Ilir Meta nga Shqipëria? Kur flasim për formula do të thotë që flasim për preferenca në mënyrën se si bëhet hapja e listave, formulat i ka shpikur bota dhe ne kemi studiuar si funksionojnë listat e hapura në Europë dhe kemi zgjedhur këtë. Te formula mund të ketë diskutime plot, por në fund standardet janë të garantuara. Askush me këtë ligj nuk hyn direkt deputet pa marrë pëlqimin e popullit, nuk është i përjashtuar, por nëse merr pëlqimin e popullit mund të hyjë në Kuvend. Opinioni im për partitë e vogla s'është sekret, por nuk mjafton se unë nuk jam as diktator, PD është realitet politik, hymë në proces kompromisi, nuk mund të fshihet nga tryeza se ka fshirë veten nga parlamenti. Basha humbi rrugën dhe harroi të drejtën e parlamentin, ishte kërkesë e tyre që të ulej pragu. 1% të pragut, ca janë këto parti që me këtë prag kapin podiumin dhe mikrofonin, kur s'kanë asnjë. Italia ka bërë 5 reforma zgjedhore dhe me shumicë të thjeshtë, tha Rama.