Gjatë këtij takimi me votuesit e Kamzës, LSI prezantoi edhe kandidatët për deputetë.
Ish-kryetari i LSI dhe njëherazi presidenti i ardhshëm, Ilir Meta, kërkoi votën e qytetarëve të Kamzës për të bërë realitet, siç tha ai, nxjerrjen e LSI-së forcë të parë në 25 Qershor.
Në vijim të debatit të nxitur nga socialistët dhe sidomos nga kryeministri Edi Rama se PS synon ta marrë e vetme timonin pas 25 Qershorit, Meta tha se një të gjë të tillë Rama donte ta bënte që në 2009-ën.
"Në datën 25, procesi i votimit dhe numërimt do përfundojë më shpejt se asnjëherë tjetër, sepse shumica e shqiptarëve nuk do të lodhen, sepse LSI është e para në fletën e votimit.
LSI ka qenë në koalicion në 2009 me PD se lidershipi i PS refuzoi koalicionin me LSI, se donte ta merrte timonin që atëherë i vetëm, por LSI e bëri koalicionin me PD për stabilitetin e vendit dhe gjatë atyre katër viteve ka dy ngjarje madhore që do mbeten përgjithmonë, liberalizimi i vizave dhe tjetra nga gazsjellësi TAP, një nga veprat më të mëdha për të ardhmen e Shqipërisë.