Kryeministri Rama ka reaguar ashpër në lidhje me gjuhën e përdorur në Kuvend nga opozita parlamentare por edhe me debatin e bërë jashtë ambienteve të Kuvendit mes deputetëve Valteri dhe Gjiknurit. Rama tha se opozita nervozohet dhe bëhet e papërmbajtur se ai "ju thyen kockat" atyre me oratorinë dhe gjuhen prej politikani, ndërsa opozita në Kuvend me gjuhen prej rrugaçësh thyen vetëm themelet e bashkëjetesës dhe edukatës elementare.
"Këto nuk janë fjalë që mund të dalin nga goja e dikujt që përfaqëson të tjerë, por rrugaçëri. Më vjen keq për zonjat që i përdorin këto fjalë nuk dua ti fyej por këto janë fjalë rrugaçësh që del në rrugë dhe i turret tjetrit. Ndryshimi i gjuhës time është se gjuha ime u thyen kockat juve, kurse gjuha juaj nuk thye kocka, gjuha juaj thyen themelin e bashkëjetesës dhe thyejnë normat elementare të edukatës së jetuar së bashku", tha Rama.