Kryeministri turk Jellmaz: Konflikti Turqi-Greqi do te zgjidhet me dialog (2 Nentor 2000)

RTV KLAN 2020-12-24

Views 1

Lajme Arkiva 2000
Zëvendës kryeministri turk Mesut Jellmaz tha dje në Athinë se grindjet mes Turqisë dhe Greqisë duhet të zgjidhen me dialog. Jellmaz ndodhet për një vizitë dy ditore jo zyrtare në Greqi për të marrë pjesë në një konferencë biznesi greko-turke. Athina ka hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur sygjerime të tilla duke shprehur se ajo do të sygjerojë vetëm mbi një grindje ku sygjerohet bregu kontinental i Egjeut. Kjo vizitë bëhet kur marrëdhëniet mes dy fqinjëve kanë njohur një përkeqësim pas një periudhe të gjatë përmirësimi.
Qeveria greke këmbëngul se të gjitha çeshtjet e tjera ku përfshihet sovraniteti i vendit dhe të drejtat territoriale në detin Egje janë të negociushme dhe duhet të çohen përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës . Të martën në Budapest, ministrat e jashtëm të Greqisë dhe Turqisë njoftuan një marrëveshje me një sërë masash për vendosjen e mirëbesimit në Egje, për rifutjen e bisedimeve dy palëshe pas një grindje të ashpër lidhur me vazhdimin e manovrave të NATO-s pak kohë më parë në Turqi./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form