Mëngjesin e së dielës anija kërkimore turke Oruc Reis është larguar nga ujërat pranë ishullit grek Kastelorizo dhe është drejtuar drejt Antalias ,ndërkohë që Ankaraja nuk ka rinovuar navtex-in që kishte deklaruar për datat 12-14 shtator për kërkime në këtë zonë.
Zëdhënësi i qeverisë greke e ka quajtur hap pozitiv largimin e anijes turke, por i është referuar njëkohësisht edhe qëndrimit të rreptë të sekretarit amerikan të shtetit Mike Pompeo nga Qipro të shtunën në mbrëmje , ku ky i fundit ka folur edhe për bisedat e presidentit Trump me liderët e Greqisë dhe Turqisë ,për uljen e tensioneve dhe zgjidhjen e konfliktit me dialog.
Ne mbetemi thellësisht të shqetësuar nga operacionet e vazhdueshme të Turqisë për shpim-kërkimet në gjetjen e burimeve natyrore në zonat mbi të cilat Greqia dhe Qiproja kanë juridiksionin në Mesdheun Lindor. Republika e Qipros ka të drejtën të shfrytëzojë burimet natyrore, përfshirë të drejtën për hidrokarbure që gjenden në detin e saj territorial dhe zonën e saj ekskluzive ekonomike.
Nga ana tjeter gazeta patriotike turke Yeni Safak thotë se shkaku i largimit të Oruc Reis është thjesht një pushim i shkurtër derisa të zhvillohet dialogu me palët në NATO. Por më herët kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis nga Selaniku , ka shpallur ,përveç të tjerash, masa te reja sa i përket përforcimit të sektorit të Mbrojtjes së vendit dhe arsenalit ushtarak .
Është koha për të forcuar forcat e armatosura si një trashëgimi për sigurinë e vendit, por edhe si një detyrim suprem ndaj grekëve që do të mbajnë koston. Kështu që sot unë shpall 6 vendime kryesore që rrisin fuqinë, funksionalitetin dhe efektivitetin e ushtrisë greke: Së pari, forca jonë ajrore menjëherë fiton një skuadrilje prej 18 avionësh luftarakë Rafale me zëvendësimin e menjëhershëm të Mirageve të vjetër .
Sipas Mitsotakis do të blihen gjithashtu nga Franca 4 fregata te reja , do rinovohen 4 të tjera, do të rinovohet arsenali i këmbësorisë, marinës detare , dhe forcave ajrore, gjatë pesë viteve te ardhshme do të futen në ushtri 15.000 burra dhe gra, do të rifillojnë punën repartet e industrisë së armëve të specializuara për mirëmbajtjen e anijeve luftarake dhe avionëve, ndërsa do të fillojë menjëherë futja e sistemeve të reja dixhitale dhe hibride në ushtri.
Kryeministri grek ka akuzuar Turqinë për minimin e sigurisë dhe paqes në Mesdhe, ndërsa ka theksuar se Greqia është e gatshme të bashkëpunoje me të gjithë fqinjët.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit d...