RTV Ora - Rritje pagash për mjekët? Angjeli: E mundur apo jo, do të heqim diçka për “heronjtë”

Ora News Emisione 2020-12-23

Views 0

#rtvora #rtvoranews


Vitit 2022 shihet si ?drita në fund të tunelit? për rimëkëmbjen e ekonomisë shqiptare me shpresën se pandemisë së Covid-19 do ti vijë fundi pas gjetjes së vaksinës.

Deputeti i PS-së, Anastas Angjeli, thotë se buxheti i vitit të ardhshëm duhet të fokusohet si buxhet antikrizë.

Angjeli: Buxheti i vitit të ardhshëm nuk mund të jetë një buxhet i hapjes së projekteve të mëdha, i hapjes së projekteve të reja. Do të jetë një buxhet që duhet të fokusohet si buxhet antikrizë për të përballuar së paku pesë drejtime kryesore. Së pari për të përballuar pandeminë Covid 19 nga pikëpamja e mbështetjes me investime, medikamente dhe pajisje për Ministrinë e Shëndetësisë që të jemi sa të kompletuar në përballjen me këtë krizë, të mbështesim dhe të ndihmojmë me fond page në rritje punonjësit e sektorit të shëndetësisë të të gjithë kategorive.

I pyetur nëse është e mundur që të gjenden paratë për rritjen e pagave të bluzave të bardha në këtë moment, ai shprehet:

Angjeli: Është e mundur, nuk është e mundur, do të heqim diçka tjetër për të bërë këtë gjë se ata janë ?heronjtë? e ditëve të sotme.

Në vijim të argumentit të tij, deputeti socialist parashtron edhe sektorët e tjerë prioritarë.

Angjeli: Së dyti duhet të fokusohemi te pasojat e tërmetit që njerëzit që jetojnë në çadra deri në fund të vitit patjetër një pjesë e mirë e tyre duhet të sistemohen. Së treti, ekipi i arsimtarëve në gjithë Shqiërinë të mbështeten financiarisht. Së katërti të vazhdojë mbështetja e biznesit të vogël dhe të mesëm edhe me ulje taksash. Nuk ka snjë vend në BE që mendon në këtë periudhë për rritje taksash. Së pesti duhet krijuar një fond solidariteti me mbështetje për ata që kanë humbur vendet e punës ose mund të humbin.


Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/rritje-pagash-per-mjeket-angjeli-e-mundur-apo-jo-do-te-heqim-dicka-per-heronjte/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Share This Video


Download

  
Report form