Partia Demokratike "nis fushatën elektorale". Kryedemokrati Basha i ka shtuar thirrjet se zgjedhjet e 30 qershorit nuk do të bëhen, duke kërkuar një qeveri të tranzitore që do të mundësonte zhvillimin e zgjedhjeve të ndershme dhe të lira dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme. Duket se Basha beson se ky skenar do të ndodhë, paravësisht deklaratave të kryeministrit Rama për të kundërtën, dhe për të arsye ka nisur "fushatën elektorale".
Në një konferencë zhvilluar me temë ?Sistemet shëndetësore, vizione dhe sfida? së bashku me reporterin e CDU/CSU, Basha ka prezantuar premtimet elektorale dhe ndryshimet që PD do të bëjë në sistemin e shëndetësisë.
"Jemi në kushte e një mashtrimi të madh për shëndetësinë falas. 60% e shpenzimeve shqiptarët e paguajnë nga xhepi dhe gjithë sistemi është në kolaps, sepse ka asgjësuar perspektivën e zhvillimit. Keqmenaxhimi politik e ka futur shëndetësinë në koma. Korrupsioni gjigant i PPP. Keq menaxhimi i burimeve njerëzore. Rrogat më të ulëta në rajon. Shqipëria e fundit në rajon për shëndetësinë. Shëndetësia në Shqipëri është si në Afrikë. Qeveria, sportin e preferuar e ka, që për keq funksionin e sistemit mundohet që t'ia faturojnë bluzave të bardha. Sistemi spitalor në kolaps. Shumica e spitaleve perifektike nuk funksionojnë. Mjekët dhe infermierët nuk funksionojnë. Kur ka vullnet politik asgjë nuk është e pamundur, kur ka vullnet politik paratë e korrupsionit mund të shkojnë tek shërbimet. Në katër vitet pagat e mjekëve do t'i bëjmë 1200 euro. PD program për nxjerrjen e shëndetësisë nga kolapi", tha Basha.