Në një deklaratë për mediat kryeministri Rama komentoi propozimin e opozitës parlamentare për kandidimin e kryetarit të partisë në 4 qarqe.
Rama tha se PS nuk është dakord për këtë pikë por do ta votojnë në mënyrë që të përforëcohet më shumë konsensusi. Sërish ai përsëriti kandidimin e tij në Vlorë.
"Kjo është një tjetër votë që unë do ta jap pa dëshirë. Edhe PS do e japë pa dëshirë sepse e propozon opozita parlamentare. Nuk është diçka që bie ndesh por nuk është në horizontin e pëlqimeve tona. Por do e votojmë për shkak të rritjes së konsensusit. Përsa i përket çështjes time unë jam deputet i Shqipërisë. Nëse një deputet është në parlament si zëri i një komuniteti dhe ka detyrë të tërheqë sa më shumë. Unë jam deputeti i gjithë Shqipërisë. Në Kosovë kryetarët e partive nuk janë fare nëpër lista. Ne mund ta kërkonim këtë. Këto pyetje që nuk kanë lidhje. Formalisht e vendos unë në Vlorë apo Tropojë por kjo vjen thjesht si rrjedhojë sepse e kërkon ligji. Unë në Vlorë kam që 1 muajsh dhe do jem deri në fund i lidhur me qytetin. Dashurinë për Vlorën se kam kushtëzuar nga partia" - tha Rama.