Byrek me peta të pjekura dhe qumësht
Përbërësit:
1 pako peta të pjekura
5-6 kokrra vezë
120 gr gjalp
80 ml vaj
1 litër qumësht
kripë arrëmoskat
1 litër kafe pluhur pjekës
Përgatitja:
Në një tas rrahim vezët e plota në se vezët janë të mëdha vetëm 5 kokrra. Shkrijmë gjlapin, vajin dhe I shtojmë tek veza duke I përzjerë së bashku. Shtojmë qumështin, kripë, arrëmoskat dhe 1 lugë kafe pluhur pjekës. Të gjithë këtë masë e hedhim në një tepsi. Ndërkohë lyejmë me yndyrë në një tepsi dhe vendosim në të një petë të thatë., si bazë e më pas lagim petët me qumështin me vezë dhe I vendosim mbi petën e thatë. Kështu vazhdojmë deri në përfundimin e petëve nëse na tepron pak qumësht e hedhiim sipër, vendosim byrekun në furrë në temperaturë 200 gradë Celsius për 30-35 minuta.