Simite të mbushura me djath dhe ullinj nga zonja Vjollca

RrezeDielliOfficial 2020-07-10

Views 7

Simite të mbushura me djath dhe ullinj
Brumi
230 ml qumësht ( 1 e 1/2 gotë)
200 gr miell ( 2 gota)
1 lugë gjelle maja e thatë
1 lugë caji sheqer
40 gr vaj ( 2 e 1/2 lugë gjelle)
200 gr miell Semola
1 lugë kafe kripë
1 lugë kafe trumzë e thatë
Mbushja
300 gr djath feta
1 filxhan caji ullinj
1 thelpi hudhër
1 vezë dhe 1 lugë kafe uthull molle ( për lyerjen në fund)
Pak rigon

Përgatitja:
Në një tas vendosim qumështin( të vakët) si dhe miellin, sheqerin, majanë I trazojmë me tel vezësh dhe pasi ta mbulojmë e lëmë brumin të pushojë për 30-40 minuta. Pasi të kalojë kjo kohë shohim që volume brumit është dyfishuar. Shtojmë 2 lugë gjelle vaj në të si dhe pak kripë dhe 2 gota me miell Semala si dhe pak trumzë. Punojmë brumin deri sa të mos na ngjitet në duar të jetë një brumë si brumë byreku por jo I fortë. E ndajmë brumin në 10 kulace më pas I hapim në petë me rreze 20 cm vendosim në qendër 1 e 1/2 lugë gjelle mbushje dhe e palosim vendosim në qendër 1 e 1/ 2 lugë gjelle mbushje me njërën anë, kthejmë pjesët anësore nga dy krahët dhe e rrotullojmë pa e shtrënguar brumin dhe kështu vazhdojmë me të gjithë kulacet. Lyejmë tepsinë me vaj dhe vendosim simitet njëra pas tjetrës por jo shumë afër. Trazojmë një vezë me 1 lugë caji uthull të bardhë molle dhe I lyejmë të gjitha simitet sipër. I lëmë pak të pushojnë 10-15 minuta dhe I vendosim në furrën e parangrohur në temperaturë 190- 200 gradë Celsius për 25-30 minuta.

Share This Video


Download

  
Report form