Ministria e Financave ka shpallur garën për licencimin e kazinove në kryeqytet, pas vendimit të miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave pak javë më parë për kriteret dhe zonat ku do të lejohej ushtrimi i këtij aktiviteti. subjektet e interesuara për t?u bërë pjesë procesit kanë afat deri më 22 Tetor për të aplikuar pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit. Nderkaq ministria e Financave sqaron se dokumentet që vërtetojnë përmbushjen e e kritereve për marrjen e licencës për ushtrim aktiviteti duhet të jenë miratuar nga organet përkatëse brenda tre muajve të fundit nga data e aplikimit. Licenca e një kazinoje do të kushtojë 1 miliardë lekë për vetëm një sallë loje ndërsa subjektet duhet të kenë një kapital prej 1.2 miliardë lekësh, ku do të duhet të tregojnë burimin e të ardhurave për objektin e aktivitetit të lojërave të fatit. autoritete përkatëse kanë përcaktuar edhe zonat ku do të lejohet aktiviteti i kazinove përfshin rrugën e Barrikadave tek Urani Pano, Rruga ?Dedë Gjon Luli?; Rruga ?Ibrahim Rrugova?; Bulevardi ?Zhan D?Ark?, Rruga: ?Xhorxh Ë. Bush?, që përkon njëherazi me pjesën qendrore të Tiranës. Vendimi për rikthimin e kazinove vjen pak vite pas atij të mbylljes së aktiviteteve për bastet sportive dhe kazinotë elektronike, subjekte që numëronin mijëra të punësuar në të gjithë vendin. Opozita e ka konsideruar vendimin e qeverisë për rikthimin e kazinove si një aferë të kryeministrit edi rama me krimin. sipas demokratëve ky vendim merret në prag të fushatës elektorale dhe hedh poshtë gjithë fushatën dhe propagandën e para pak viteve kur u ndërmor aksion i në gjithë vendi me mbylljen e lojërave të fatrit dhe kazinove.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MinistriaFinancave#Casino#TopChannel