Pas protestave të herë pas hershme duket se kërkesat e tyre shkuan në vesh të shurdhët dhe hapi i tyre i radhës ishte nisja e grevës së urisë.
Në videot e siguruara nga Report Tv, naftëtarët të rraskapitur janë shtrirë në ambientet e përshtatura për të kaluar natën.
Që prej mëngjesit ata janë të pa ngrënë dhe pafuqia duket edhe në fytyrat e tyre. Pavarësisht nisjes së grevës, deri në këto momente nuk ka reaguar asnjë institucion për t'u dhënë një zgjidhje këtyre punëtorëve që kanë 1 vit pa marrë rrogat e tyre.
Ata kanë paralajmëruar se do të qëndrojnë në grevë derisa shteti t'u japë një zgjidhje.