Greva e naftëtarëve të Ballshit: Të braktisur nga shteti, po vdesim nga helmet

Ora News Lajme 2015-09-22

Views 5

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qindra naftëtarë të kombinatit të përpunimit të thellë të naftës në Ballsh prej 40 ditësh në grevë, apelojnë për vëmendje nga shteti. Ata kërkojnë t?u bëhet sigurim jete, pasi nga niveli i lartë i fenolit në gjak, shumë prej tyre nuk arrijnë moshën e pensionit.
Prej 40 ditësh 600 punonjës nga 1000 që ka Kombinati i përpunimit të thellë të naftës në Ballsh janë në grevë pa afat për shkak të kushteve të punës, mospagesës së rregullt dhe mossigurimit të jetës në rast aksidentesh.
Gjergj Selmani, Sekretari i Sindikatës, njëkohësisht naftëtar në Ballsh, thotë se rastet e vdekjeve si pasojë e lëndëve kancerogjene në punë janë disa.
?Kërkesa jonë kryesore është sigurimi i jetës së punonjësve. Ne kemi 7 vjet që kompania operon në tregun privat dhe në asnjë moment nuk kanë qenë të siguruar punëtorët. Vetëm muajin e kaluar, në gusht, kanë ndodhur vdekje të punonjësve pa mbushur moshën, pa dalë në pension.Tani këta pjestarët e tjerë të familjes që janë mbrapa a kanë të drejtë të përfitojnë diçka nga puna, nga jeta që ka bërë ky punonjës??
Një përfaqësi e naftëtarëve grevistë, pritet të takohen edhe me Ministrin e Energjetikës, Damian Gjiknuri.


Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/greva-e-naftetareve-te-ballshit-te-braktisur-nga-shteti-po-vdesim-nga-helmet/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS