Socialistët kanë zgjedhur të mos komentojnë draftin e opozitës për amendimet në Kodin Zgjedhor. Si kryeministri ashtu dhe përfaqësuesi i Këshillit Politik, Damian Gjiknuri, e anashkaluan si pyetje pasi dolën nga mbledhja e përjavshme e drejtuesve politik.
?Është në tagrin e grupit që merret me Reformën Zgjedhore nuk jam në dijeni të kësaj?, tha Rama.
Në mbledhje është diskutuar për axhendën e çdo koordinatori të qarqeve për menaxhimin e problematikave lokale. Vetë Rama nuk veçon asnjë drejtues apo qark si më problematik.
?Ne jemi në punë të përditshme dhe duhet intensifikuar puna për njerëzit. Unë nuk jam i kënaqur as me veten time e jo më me drejtuesit politik?, u shpreh kryeministri.
Që prej javës së parë të shtatorit mbledhje e kryeministrit me drejtuesit politik zhvillohen çdo të hënë në selinë rozë, ku vetë Rama është një prej tyre pas marrjes së drejtimit të qarkut të Durresit. Në takime nuk mungon as kreu i OSSHE, Ardian Çela, i cili është përcaktuar të jetë në krahun e kryeministrit në Durrës gjatë kësaj fushate për zgjedhjet e 25 prillit.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/