Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mazhoranca dhe opozita në komisionin e ligjeve nuk e kan mirpritur ?ligjin për falimentin? dhe ndryshimet e një pakete të plotë ligjore ne funskion të saj, i ardhur nga Ministria e Drejtësisë me propzoim të Shoqatës së Bankave.
Deputeti Demokrat Eduard Halimi, dhe kryetari i komisionit, socialisti Fatmir Xhafaj thane se ndryshimet e propozuara, nuk zgjidhin problemin për të cilin ky ligj po hartohet, uljen e kredive të këqija.
Xhafaj: Legjislacioni në këtë fushë ka ndryshuar disa herë dhe insistues kanë qenë po bankat. Situata ka ardhur duke u rënduar. Kush na siguron ne që edhe ky hap i ri në ndryshimin e legjislacionit do të ketë produkt pozitiv.
Halimi: Ku është çelësi që juve keni ngecur në gjithë procesin? Sepse mua më duket me të thënë të drejtën, recetë për ta zgjidhur problemin.
Ndërsa deputeti i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, kundërshtoi ashpër kufizimin qe parashikohet në ligj, që kolaterali në ankand të shitet, duke filluar nga 30 % e vlerës së tij nga 50 qe ishte me herët.
Muhedini: Ju gjithçka e kërkoni që bankat të jenë funksionale, bankat të jenë babai i gjithçkaje dhe ky qytetari që nuk i ecën biznesi apo për arsye të veta, ju nuk doni t?ia dini fare. O burra t?i marrim kolateralin. Le të hyjë prapë kredidhënës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ps-dhe-pd-skeptik-per-draftin-e-falimentit-nuk-justifikon-qellimin/