Top News - Elbasan, digjet makina/ Pronari, subjekt i ligjit special

Top Channel Albania 2020-12-23

Views 3

Rikthehen ngjarjet e rënda në Elbasan. Mesnatën e së hënës një makinë, në pronësi të një biznesmeni, por që ishte edhe në listën e OFL për të plotësuar formularin e pasurisë, është djegur. Bëhet fjalë për shtetasin Elis Bahushi, makina e të cilit u dogj, ndërsa policia po heton, duke marrë të dhëna nga kamerat që ndodhen pranë vendit të ngjarjes.

Elis Bahushi, rezulton i arrestuar në vitin 2018, pasi nga përgjimet telefonike rezultonte i lidhur me grupin Avdylaj nga Shijaku. Elis Bahushi është tregtar i metrazheve dhe një prej biznesmenëve të njohur në Elbasan, pronar i një kompleksi gjigant bar dhe restorant në lagjen "28 nëntori" dhe i disa dyqaneve në lagjen "Hekurudha". Gjithashtu, ai rezulton pronar edhe i disa makinave luksoze. Biznesmeni ka qenë dhe subjekt i OFL-së ku më 18 gusht të këtij viti i është dërguar formulari i deklarimit të pasurisë.

Ai duhet të deklaronte pasurinë pasi ka qenë i dënuar për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe ?Pastrimi i produkteve të veprës penale?.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Elbasan#OFL#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form