Makina e një efektivi të policisë është djegur gjatë natës në qytetin e Elbasanit.
Automjeti tip Volkswagen në pronësi të Edvin Gjylit ka qenë e parkuar në lagjen ?28 Nëntori? të qytetit. Automjeti është djegur pjesërisht nga zjarri.
Nuk dihen ende shkaqet, por dyshohet se ngjarja ka qenë e qëllimshme dhe lidhet me detyrën e tij.
Efektivi Gjyli është pezulluar nga detyra për shkak të akuzave se nxorri sekretin hetimor të zbulimit të arsenalit të armëve që u gjet në Papër të Elbasanit.