Më pak aksidente, më shumë viktima/ Eksperti: Shoferit të aksidentit, testi i alkoolit në gjak

Top Channel Albania 2020-12-23

Views 0

Muaji gusht regjistroi 22 aksidente rrugore më pak krahasuar me gushtin e vitit të kaluar, por megjithatë fatalitetet kanë qenë më të mëdha.


Muajin e kaluar humbën jetën 26 persona, pra 4 më shumë se gushti i vitit 2019. Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave tregojnë se në 26 humbjet e jetëve, 25 kanë vdekur për shkak të sjelljes në rrugë të shoferëve.

Eksperti i Sigurisë rrugore, Gëzim Hoxha, janë një sërë faktorësh që mund të ndikojnë tek këto shifra.

Mund të ndodh që në një aksident të vetëm të rrisim numrin brenda 24 orëve, por nuk është treguesi matematikor ai që tregon këtë. Tregon lëvizja e parregullt e mjeteve dëshira që kanë njerëzit për të lëvizur me shpejtësi, moskujdesi në rrugë. Por ajo që më shqetëson mua është përdorimi i pijeve alkoolike. Pavarësisht se jo të gjithë rastet evidentohen, por është shumë masive. Drejtuesi i mjetit që përfshihet në aksident, duhet që t?i bëhet testi i alkoolit në gjak, gjë që këtu tek ne e theksoj nuk bëhet.

Ndërkaq, periudha Janar-Gusht e këtij viti, regjistroi 249 aksidente rrugore më pak se e njëjta periudhe e vitit të kaluar.

Tre muaj që ndenjëm në karantinë, që asnjë makinë nuk lëvizte, zero lëvizje. Megjithëse dua të theksoj që edhe pse ishin në karantinë, edhe atëherë dëgjonim shpesh herë që kishim aksidente. Pra lëvizte një makinë, dhe ajo një makinë që lëvizte bënte aksident. Pra kjo tregon që ne ende nuk jemi në nivelin e kërkesave të kohës, me standardet që kërkohen dhe me politikat që duhen bërë për rregullimin e gjendjes.

Shkelësit e rregullave vijojnë të jenë prezent në rrugë. Vetëm mbrëmjen e së shtunës, në rrugën Sauk-TEG, policia rrugore konstatoi 10 raste të shpejtësive që varionin nga 155 -197km/h. Kjo e fundit e një të riu 21 vjeç, me patentë prej 7 muajsh. E po ashtu u arrestuan edhe 7 drejtues mjetesh, 4 të dehur dhe tre pa leje drejtimi.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Aksidentet#Testi#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form