Drafti i opozitës së re për listat/ Gjoni: Nuk është më i miri, por zhbën atë që kërkon PS-ja!

Report TV 2020-12-23

Views 0

TIRANË- Deputeti i opozitës së re, Ralf Gjoni ka firmosur drafin që opozita parlamentare prezantoi dje për hapjen e listave. Për Gjonin, edhe pse e ka hedhur firmën, ky draft nuk është më i miri i mundshëm, që ka një hapje të pjesshme të listave, por është si një kundërpërgjigje për propozimin e PS-së. Edhe pse ka rezervat e tij, për Gjonin, ky draft reflekton frymën e ndryshimeve Kushtetuese të bëra në Kuvend.  

"Ajo që më shtyu është se drafti reflekton frymën e ndryshimeve kushtetuese që u miratuan në Kuvend, nuk është më e mira, nuk është rezultat më i mirë, kemi një hapje të pjesshme të garantuar nga Kushtetuta, nuk ka ndryshim sistemi. (...) Drafti i inicuar nga Murrizi i firmosur edhe nga unë nuk kërkon hapje të pjesshme të listave, përkundrazi duam që të reflektohen ndryshimet kushtetuese në Kod Elektoral, kjo është fryma e drafti , për të zhbërë atë që po kërkohet në PS, se do të rikthejë kushtetutën e vjetër. Ne duam që të hapen listat dhe numërimi i votave preferenciale të vulosë renditjen. Kërkohet që renditja e kandidatëve të bëhet nga votat preferenciale.  Drafti përfaqëson 100% frymën e kushtetutës dhe ndryshimet e bëra, nuk mund ta votojë prej COVID, por isha aty me mendje. Nuk e kam inicuar, po mbështetur. 1/3 vlen të diskutohet dhe të diskutohet, hidhet në diskutim për të arritur një kompromis dhe dakordësi. Kuvendi do të shqyrtojë draftin e PS që po e bën me shpejtësi kuvendi duhet të shqyrtonte dhe propozimet tona. Drafti që dua të mbroj është projektligji që kam diskutuar sistem propocional kombëtar me lista të hapura. Këto janë propozime, ky është parlamenti, mund të ketë 150 drafte, këto hidhen në votim, mund të përzihen me njëra tjetrën dhe në fund e rëndësishme është produkti", tha Gjoni në intervistën me gazetaren Klesiana Omeri.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS