Parlamenti, miratohet deklarata per zhvillimet demokratike ne Beograd - (23 Tetor 2000)

RTV KLAN 2020-12-23

Views 0

Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Në seancën e parë plenare, parlamenti ka miratuar një deklaratë për zhvillimet demokratike në Beograd. Deputetët shqiptarë i kanë kërkuar presidentit Koshtunica, të deklarohet qartësisht për të drejtën e vetëvendosjes të popullit të Kosovës, nëpërmjet referendumit.

Sabri Godo:- ?Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, mirëpret zhvillimet demokratike në Beograd, në interes të paqes në rajon dhe të vetë popullit serb, këto zhvillime duhet të ecin më tej dhe të çohen në fund. Së pari të respektohet vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare e të dalin para saj Millosheviçi dhe personat e tjerë, të akuzuar për krime të rënda ndaj njerëzimit. Shteti i Serbisë të kërkojë ndjesë publike për krimet e përbindshme të strukturave të saj ushtarake e policore të kryera në Bosnje e Kosovë. Kuvendi i Shqipërisë, pret që zoti Koshtunica, të deklarohet qartësisht për të drejtën e vetëvendosjes së popullit të Kosovës, nëpërmjet referendumit. Kuvendi kërkon, që Beogradi të lirojë menjëherë të burgosurit shqiptarë, që mbahen në Serbi, si peng i hakmarrjes dhe për nxitjen e konflikteve etnike. Kuvendi i Shqipërisë, u bënë thirrje shqiptarëve të Kosovës dhe forcave politike, që të vlerësojnë në shkallën më të lartë mbajtjen më 28 Tetor 2000, të zgjedhjeve të qeta, transparente e të lira, si domosdoshmëri për të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës?./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form