Lajme Arkiva 2000
Në këto mbledhje Këshilli Kombëtar i PD-së analizoi procesin zgjedhor dhe vërejti manipulime si në listat e zgjedhjeve ashtu dhe në numërimin e votave. Për këtë arsye Këshilli Kombëtar vendosi të marrë pjesë në balotazh me kusht që të shtyhet data e balotazhit. Shtyrja kërkohet me qëllim që sipas Partisë Demokratike të mënjanohen parregullsitë e vërejtura edhe nga vëzhguesit e huaj.
Kushti tjetër për marrjen pjesë në balotazh është dhe ndyshimi i KQZ-së i cili akuzohet si organizmi përgjegjës për manipulimin e votimeve. Kushti i tretë është shpallja e afateve ligjore të listave të zgjedhësve. Pasi të jenë përfshirë në to zgjedhësit e përjashtuar, listat të jenë të konfirmuara nga subjektet zgjedhore, pjesëmarrës në balotazh.
Nga ana tjetër, Këshilli Kombëtar i konfirmi qëndrimin Partisë Demokratike për të mos njohur rezultatin e votimeve në ato njësi zgjedhore ku është mohuar e drejta e votimit përmes listave dhe përmes falsifikimit të procesverbaleve./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/