Ora News - Opozita paralajmëron bojkot në Kuvend: Na mashtruat! Balla: S’kuptova asgjë

Ora News Lajme 2020-12-23

Views 0

#rtvora #rtvoranews

Opozita parlamentare ndjehet e përdorur nga mazhoranca e cila përdori votat e minorancës për miratimin e ndryshimeve kushtetuese dhe tani po refuzon hapjen e listave. Deputetja Rudina Hajdari tha se ka dorëzuar një propozim të ri që 1/3 e mandateve ta vendosë kryetari, duke caktuar një prag të ri prej 1 për qind. Por pavarësisht paralajmërimit të opozitës për bojkotimin e parlamentit, Taulant Balla tha se PS nuk heq dorë nga drafti i saj.

Deputetët e pakicës në parlament shprehen se ndihen të përdorur nga ana e PS, e cila u mori votën me 30 korrik për ndryshimet kushtetuese, por nuk pranoi hapjen e listave siç kërkoi opozita parlamentare.

Rudina Hajdari i kërkoi PS që të reflektojë, ndërsa deputetë të tjerë në krahun e opozitës bënë thirrje për bojkot.

Hajdari: Në kryefjalën e këtij parlamenti ekziston vetëm diçka: mashtrimi dhe pandershmëria.

Spiropali: Rudina, mbaj gojën meqë na përmende korrupsionin, edhe për pjesëtarët e familjes tënde biologjike, edhe asaj politike.

Duke parë se përballë socialistëve nuk ja dalin të përçarë, Rudina Hajdari hoqi dorë nga propozimi i renditjes së kandidatëve me rend alfabetik për t?u bashkuar me draftin e Myslim Murrizit sipas të cilët renditja do të jetë shifror.

Me firmën e 8 deputetëve të grupit demokrat kërkohet që pragu kombëtar të jetë 1%, ndërsa i jep mundësinë vetëm kryetarit të partisë që të regjistrohet në më shumë se në një zonë zgjedhore.

Propozimi bie ndesh me kërkesën e tyre për listat e hapura 100%, pasi në këtë dokument i jepet e drejta kryetarit të partisë që të zgjedhë vetë deputetët e mundshëm deri në 1/3 e listës.

Ndërsa shpërndarja e mandateve do të bëhet nga renditja sipas votës preferenciale të votuesve. Nga ky korrektim i listës përjashtohen kandidatët, të cilët ndodhen në renditjen e sigurt.

Murrizi: Maksimalja mund të mbyllësh 1/3 të listës. Si mund të detyrohemi ne me rregulloren e Damian Bylykbashit që grupi Murrizit duhet të bëjë se nuk bën 3%.

Balla: Por socialistët nuk heqin dorë nga modeli i tyre, madje duke ironizuar edhe draftin e fundit të sjellë nga opozita parlamentare.

Balla: Lexova propozimet e znj. Hajdari dhe nuk kuptova asgjë. Unë do jem, por nëse populli i Elbasanit më jep mua zero vota dhe unë të vij në parlament?!

Ndërsa tensionet shtohen në politikë, brenda dhe jashtë parlamentit, Ambasadorja amerikane Yuri Kim me anë të një statusi në Twitter i ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë Edi Ramës dhe Lulzim Bashës që t?i përmbahen 5 qershorit.

Çdo ndryshim përtej saj, shkruan ambasadorja, duhet të bëhet nëpërmjet mirëbesimit.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/opozita-paralajmeron-bojkot-ne-kuvend-na-mashtruat-balla-skuptova-asgje/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.l...

Share This Video


Download

  
Report form