Buxheti në Kuvend, opozita bojkot, Ahmetaj: Ja kategoritë që do të përfitojnë rritje pagash

Report TV 2018-10-31

Views 1

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj prezantoi pasditen e së mërkurës para Konferencës së Kryetarëve projektbuxhetin për vitin 2019. Opozita nuk ishte e pranishme duke vijuar bojkotin e nisur që në fillim të këtij sesioni parlamentar. Ministri Ahmetaj u shpreh se do të ketë rritje pagash me 7% në arsim, shëndetësi, por edhe në sektorin e mbrojtjes.

Parashikohet hapja e 90.000 mijë vendeve të punës .Mbështes krijimin e vendeve të reja të punës. Rritja pritet të mbështetet nga konsumi e investimet. Shkalla e papunësisë pritet të zbresë 12% . Ligji për tatim të të ardhurave, ulje në 8%?. Rritja e pagave në shëndetësi do të rriten me 7 për qind, në shëndetësi dhe në arsim po me 7 për qind. Investimet publike janë parashikuar në 5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto, apo 88.8 miliardë lekë. Subvencioni nuk do të jetë më pasiv. Investimet publike janë planifikuar të jenë në masën 8.8 milionë lekë. Do te kete përparësi fusha e arsimit dhe shëndetësisë.Fondi për kompensimin e pronarëve parashikohet duke filluar nga viti 2021 të rritet me tre here ,për trajtimin e ishpronarëve në ligjin 133, dhe përfundimin e trajtimit të kompensimeve me 5 mld lekë.

Ministri i Ekonomisë dhe i Financave, Arben Ahmetaj

Share This Video


Download

  
Report form