Arrestohet ish-kreu i Inteligjences se FSK-se | Lajme - News

RTV KLAN 2020-12-23

Views 1

Kanë nisur arrestimet e para nga Gjykata Speciale. Ish-shefi i inteligjencës së FSK-së, Salih Mustafa është i arrestuari i parë të cilit edhe i është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale, ka bërë të ditur Zyra e Prokurorit të Specializuar në Gjykatën Speciale nëpërmjet një komunikate për media.

Sipas Gjykatës Speciale Mustafa është arrestuar të enjten në Kosovë dhe ndërsa do të qëndrojë në paraburgim të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Mustafa është arrestuar në bazë të një fletarresti, urdhri për transferim dhe aktakuzë të konfirmuar nga një gjykatës i procedurës paraprake të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

?Sipas Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, policia në kuadër të Zyrës së Prokurorit të Specializuar ka autoritetin dhe përgjegjësinë që të ushtrojë kompetencat që i janë dhënë policë së Kosovës sipas ligjeve të Kosovës. Në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar gjithashtu përcaktohet se personi kundër të cilit është konfirmuar aktakuzë, merret në ndalim në zbatim të urdhër-arrestimit ose fletarrestimit të lëshuar nga Dhomat e Specializuara?, thuhet në njoftimin e Speciales.

Sali Mustafa gjatë luftës së UÇK-së ka qenë epror i Zonës Operative të Llapit.

Ndryshe aktakuzat e pretenduara nga prokuroria janë publikuar edhe për presidentin Hashim Thaçi, kreun e PDK-së Kadri Veseli dhe disa ish-komandantë e pjesëtarë të tjerë të UÇK-së, por ende nuk janë konfirmuar apo hedhur poshtë nga Gjykata Speciale.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form