#tvora #rtvoranews
Pas tetë muajsh arrati ish kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku është vënë në prangat e policisë së Tiranës. Ndalimi i tij është kryer në mesnatën e të hënës, pasi gjykata ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg në mungesë, për falsifikim dokumentesh zyrtare, falsifikim të vulave dhe stampave, si dhe kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij.
49-vjeçari Kajmaku është detyruar të paraqitet në spital për shkak të problemeve me zemrën dhe diabetit. Kajmaku Është paraqitur në ambientet e spitalit kontinental i shoqëruar nga avokati i tij. Pas paraqitjes në spital, mjekët kanë njoftuar efektivët e policisë së komisariatit nr.1 të cilët kanë ekzekutuar ndalimin e tij. Kajmaku do vijojë të qëndrojë në spital për shkak të komplikacioneve me shëndetin, ndërsa vijon procesi gjyqësor ndaj tij në gjykatën e tirane.
Kajmaku po monitorohet nga forcat e policisë në ambientet e spitalit privat.
Ish-kryebashkiaku i Vorës u shpall në kërkim në kërkim nga policia në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa u shkarkua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pasi u denoncua nga PD se kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit, dënimin në shtetin grek, për falsifikim dokumentesh.
Fillimisht kjo u mohua prej tij, por më pas u vërtetua nga prokuroria e Tiranës përmes një letër-porosie dërguar autoriteteve greke se ai ishte në kërkim në 2003 për falsifikim të kartëmonedhave dhe nuk ishte arrestuar pasi kishte ikur në Shqipëri.
Pikërisht fshehja e këtij fakti çoi në shkarkimin e tij dhe nisjen e hetimeve. Prokuroria firmosi urdhër-arrestin për Kajmakun më 11 nëntor të vitit të kaluar por që atëherë Kajmaku nuk u duk më, duke i shpëtuar për muaj me radhë uniformave blu.
Kajmaku u zgjodh në krye të Bashkisë së Vorës ne zgjedhjet e 30 qershorit të vitit të kaluar, ndërsa që prej nëntorit të 2019 ishte në arrati.
Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/arrestohet-ish-kreu-i-bashkise-vore-agim-kajmaku
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv