Kryente veprime të turpshme para vajzës, arrestohet babai monstër/ Nëna kërkon ndihmë në “Pa Gjurme”

Report TV 2020-12-23

Views 0

Një tjetër rast dhune denoncohet këtë të mërkurë në emisionin ?Pa Gjurmë? në Report TV. I tillë është rasti i 45-vjecares nga qyteti i Shkodrës Shqiponja Mashi, e cila rrëfeu në studio 28 vitet e dhunës fizike dhe psikologjike, nga bashkëshorti Agroni. Të dy janë prindër të një vajze adoleshente, e cila erdhi në jetë pas 14 vitesh martesë. Por pavarësisht kësaj dhuna në familjen Mashi nuk u ndal, por vazhdoi me vite deri një muaj më parë, kur 45-vjecarja vendos ta denoncojë duke e cuar pas hekurave bashkëshortin, i cili vuri dorë edhe mbi të bijën 15-vjecare.
?Kohët e fundit ka ushtruar dhunë edhe mbi vajzën. Një muaj më parë bëri debat me vajzën. Ishte një debat banal. U cua duke e fyer me fjalë të rënda vajzën, me fjalët më të ulëta. Atë moment filloi dhe mbi mua me fjalë fyese. Madje nisi të bënte dhe veprime të pahijshme në sy të vajzës. Vajza më tha të merrja policinë pasi nisi të bëhej edhe i dhunshëm. Erdhi policia dhe vajzën e gjetën me shenja.
Moderatorja: Po pse nuk i dhatë fund kësaj marrëdhënie ?
Ku të shkoja ? S?kam asnjë përkrahje
Atë natë na cuan në polici. Atë e mbajtën aty dhe ne erdhëm në shtëpi. Nuk dua ta takoj më asnjëherë. Për dhunë në familje nuk është dënuar asnjëherë. Tani pritet të merret një vendim. Nuk kam mbështetje as nga njerëzit e tij. Ata nuk e duan dhe nuk i flasin vëllait të tyre. Kështu ka qenë që prej fillimit. Kam duruar shumë?, rrëfen bashkëshortja
Ky nuk është denoncimi i parë që Shqiponja bën. Rastet e përsëritura e kanë drejtuar tek e njëjta derë e komisariatit, por i shoqi është mbajtur për disa ditë dhe sa herë është lënë i lirë aq herë ka ushtruar edhe më shumë dhunë.
?Bashkëshorti më ka dhunuar për 28 vite me radhë. Ai nuk punonte. Unë kam punuar në një fabrikë këpucësh. Kur vinte dita e rrogës vinte dhe ma merrte dhepër të larë borxhet. Kam qenë 22 vjece kur nisi të ushtronte dhunë ndaj meje. Ai që prej fillimit pati qëllime të më trafikonte. Ika për disa kohë tek prindërit e mi dhe vinte ulej në gjunjë duke kërkuar që unë të kthehesha. Durova dhunën fizike dhe psikologjike se e kam dashur shumë. Cdo ditë e më shumë bëhej i marrë. Deri në vitin 2005 më bënte presion dhe ushtronte dhunë duke më kërkuar një fëmijë. Mbeta shtatzanë pas 14 vitesh martesë dhe solla në jetë vajzën.Por kësaj nuk ndryshoi kurrë. Ai luante kumar. Vinte në shtëpi me duar bosh. Më ka dhunuar shumë fizkisht. Shumë herë e kam denoncuar, por dy ditë e mbanin dhe e lironin. Kam menduar ta ndajë disa herë, por nuk kisha asnjë mbështetje?, vijon rrëfimin e saj 45-vjecarja

Shqiponja Mashi deklaron live se ka vendosur të divorcohet, një gjë të cilën bashkëshortit që ndodhet pas hekurave nuk ja ka komunikuar ende. Pa përkrahje, për shkak të problemeve shëndetësore Shqiponja nuk është e aftë për punë. E vetmja mundësi për të mbajtur shpirtin gjallë janë vetëm 39 mijë lekë të vjetra në muaj që merr nga ndihma ekonomike.
?Me largimin e tij ne jemi të qeta. Edhe vajza është dakord që ne të divorcohemi. Nuk e di ku do shkoj. Kam frik...

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS