A1 Report - Sulmi me armë ndaj autobusit, babai i vajzës: Thashë se më iku fëmija

Report TV 2015-08-21

Views 1

MEMALIAJ - Në autobusin e linjës Tiranë-Athinë që u sulmua me armë në Memaliaj rreth orës 01:34 të mëngjesit, u plagosën dy persona. Laurent Tabaku 23 vjeç nga Elbasani ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe Qebarie Dihani nga Fieri, jashtë rrezikut për jetën. I ati i Qebaries rrëfen minutat e tmerrit gjatë sulmit me armë, kur pa vajzën e tij që u plagos nga plumbat.

"Thashë unë, iku fëmija, mbaroi. Isha bashkë në një sedilje me çupën. Ajo ishte nga krahu i xhamit që u thye edhe unë isha nga krahu tjetër. Autobusi u mënjanua për të ndaluar, ne bërtitëm të gjithë ec ec se do na vrasin të gjithëve. Vazhdoi autobusi rrugën, deri sa arritëm tek ndihma e policisë. Do vinim në shtëpi nga Greqia. U shtrimë të gjithë në tokë në autobus", rrëfen i ati i të plagosurës Qebarie Dihani.

Mjeku i spitalit të Fierit ku ndodhen dy të plagosurit thotë se 23 vjeçari nga Elbasani, Laurent Tabaku është në gjendje kritike për jetën dhe plumbat i kanë prekur organet jetësore.

"Ndodhet në situatë shumë kritike. I janë dëmtuar organet jetësore, mëlçia, mushkria e djathtë, me një plagë plumbi që ishte në pjesën e pasme të kurrizit afër shtyllës kurrizore. Situata ngelet kritike, pacienti ka qenë dhe është nën efektin e shokut traumatike-hemoragjike nga një plagë me armë zjarri. Është në reanimacion. Vazhdon të marrë mjekim sipas të gjitha kritereve të reanimacionit", tha mjeku i spitalit.

Share This Video


Download

  
Report form