Kodi zgjedhor miratohet ne 1 Tetor - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-12-23

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Parlamenti ka vendosur te miratoje reformen zgjedhore ne séancen e 1 tetorit. Mazhoranca ka depozituar tashme draftin e ndryshimeve ne kodin elektoral ne parlament dhe anetari socialist I keshillit politik damian gjiknuri ka sqaruar se opozita ka dhe nje jave kohe per te sjelle propozimet e saj, ne te kundert reforma do te votohet ne parlament pavaresisht qendrimit te partise demokratike.DAMIAN GJIKNURIANETAR I KESHILLIT POLITIK, PS?Derisa të shkojmë në seancë për miratimin e ligjit ne do ta presim, Këshilli është I hapur. Nëse PD ndryshon qëndrim dhe vjen me propozime konkrete në tavolinë, natyrshëm që do ti konsultojmë ato sic kemi bërë edhe me ndryshimet kushtetuese që I kemi pritur deri në ditën e fundit para se kuvendi të shprehej me votë.?Gjiknuri ka perseritur se nuk do ta firmose kerkese e pd per t?iu drejtuar odihr.?Tek ODIHR-I nuk shkohet as me probleme abstrakte, as me sherre politike, tek ODIHR shkohet me qëndrime legale.?Kur kane mbetur edhe 7 dite kohe nga votimi ne parlament, gjiknuri sqaron se cdo ceshtje eshte e negociueshme, por koalicione sic I kerkon opozita nuk mund te kete me. ?Por janë disa parime që janë vendosur. P.Sh cësthja e koalicioneve është dicka që është adresuar edhe më parë, dhe shqetësimi I PD është ngritur dhe më parë dhe kushtetuta e Shqipërisë dhe fryma e saj dikton që në zgjedhje të drejtën për të paraqitur e kanë partitë politike dhe zgjedhësit. Kjo nuk pengon që partitë politike të mund të formojnë aleancat dhe koalicionet e tyre, por ata do të paraqiten si gjithë të tjerët me një listë. Aty në listë pastaj do të vendosin se si do ti ndajnë vendet e tyre në listë për t?iu drejtuar edhe elektoratit të tyre se kush janë Individet në koalicionin e djathtë të cilët respektivisht përfaqësojnë parti të caktuara. Por formule si ajo që ishte nuk ekziston më. ? Por socialistet jane te gatshem te terhiqen nga niveli I pragut I kritikuar nga deputetet qe kane dale nga listat e pd e lsi. ?Ne menduam 3% duke u nisur edhe nga tradita në Shqipëri dhe tradita e tillë ka qenë, edhe pragu rajonal 3% ka qenë, megjithatë jemi të hapur për formulime alternative dhe jemi të hapur të negociojmë.?Ashtu si ne rastin e ndryshimeve kushtetuese edhe kete here eshte e qarte se nuk do te kete konsensus mes PSdhe PD per nderhyrjet ne kodin zgjedhor.

Share This Video


Download

  
Report form