Vdesin 3 pacientë të tjerë me koronavirus - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-12-23

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këtë të martë në Shqipëri ndërruan jetë edhe tre pacientë të tjerë me koronavirus. Bëhet fjalë për tre të moshuar: një 78-vjeçar nga Peqini dhe një 80-vjeçare dhe një 87-vjeçar nga Tirana. Numri total i viktimave shkon kështu në 367. Përgjatë 24 orëve të fundit, u konfirmuan pozitivë edhe 131 persona të tjerë. Numri i të sëmurëve shkon kështu në 12.666. ?Ju informojmë se vijojnë testimet dhe gjurmimi i rasteve të dyshuara në të gjithë vendin, ku në 24 orët e fundit janë kryer 825 testime dhe janë konfirmuar 131 të prekur me virusin SARSCOV2. Shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë në 24 orëve të fundit është si vijon: 68 të prekur në Tiranë, 8 raste në Lushnje, 6 raste në Shkodër dhe Gjirokastër, 5 raste në Has, 4 raste në Krujë dhe Dibër, 3 raste në Durrës, Korçë, Kavajë, Berat, Divjakë, 2 raste në Kurbin, Devoll, Mat, Pogradec, Delvinë, Roskovec, 1 rast në Kukës, Vlorë, Malësi e Madhe?, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Nga ana tjetër, në dy spitalet COVID ka një rritje të numrit të personave të shtruar. Nga 189 që ishin një ditë më parë, sot atje po trajtohen 201 pacientë. Nga këta, 17 janë në terapi intensive dhe tetë të intubuar.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS