#rtvora #rtvoranews
Pas fundjavës së dytë të shtatorit, operatorët turistikë në bregdet kanë nisur të bëjnë bilancin e sezonit mes pandemisë. Në Shëngjin, thonë se në verë priten vetëm gjysmën e pushuesve të një viti më parë. Ndërsa në Durrës, prenotimet e vjeshtës u kanë dhënë shpresë një pjese të operatorëve.
Kufizimet e pandemisë i dhanë goditje të rëndë turizmit në Shëngjin, ku sipas operatorëve turistikë numri i pushuesve u përgjysmua në krahasim me një vit më parë.
Pas qershorit e korrikut, që i cilësojnë si muajt të vështirë, gushti ngjalli shpresën, ndërsa pushuesit e shtatorit po mbajnë ende hapur sezonin.
Por sërish operatorët turistike flasin për sezon mbijetesë në krahasim me vitet e shkuara.
Pushuesit e vjeshtës janë të pranishëm edhe në plazhin e Durrësit.
Kryesisht mbizotërojnë shqiptarët e Kosovës dhe vende të tjera të rajonit.
Prenotimet e vjeshtës u kanë rritur shpresat tek operatorët turistikë se do të arrijnë të kompensojnë humbjet përgjatë verës edhe pse sipas parashikimeve këto do të jenë ditët e fundit të plazhit.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/shengjini-priti-50-me-pak-turiste-se-vitin-e-kaluar/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv