Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rreth dy muaj pas nisjes së aksionit anti-informalitet fluksi në zyrat Qendrës Kombëtare të Regjistrimit mbetet i lartë. Drejtorja e këtij institucioni Vasilika Vjero shprehet se çdo ditë regjistrohen rreth 350 biznese.
Vasilika Vjero: ?Kërkesat për regjistrim shkojnë deri diku tek 300- 350 kërkesa në ditë. Nëse krahasojmë me muajin e kaluar kur këto kërkesa shkonin deri në 2000- 2500 në ditë, vihet re se ka një rënie por sërish vijon të ketë kërkesë për regjistrime fillestare.
Kryesisht interesi I bizneseve është të regjistrohen si njësi shërbimi apo tregti të artikujve të ndryshëm si me shumicë e pakicë?
Gjatë muajit tetor pranë QKR-së janë regjistruar rreth 3 mijë biznese ndërkohë që rritje me 10 % ka pasur edhe numri i bizneseve të huaja.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/ne-qkr-u-regjistruan-10-me-shume-biznese-te-huaja-se-vitin-e-kaluar/