'S'janë hapur listat 100%'/ Balla i përgjigjet opozitës, PD-LSI të kontribuojnë me propozime

Report TV 2020-12-23

Views 0

TIRANË- Prej orës 10:00 vijon mbledhja e grupit parlamentar të PS-së. Sipas informacioneve për Report Tv, në fokus të diskutimeve janë organizimi i asamblesë dhe raportimi i përjavshëm për qarqet, teksa mbledhja drejtohet nga sekretari i Përgjithshëm, Taulant Balla.

Asambleja e Partisë Socialiste mendohet do të mbahet në javën e parë të tetorit dhe do të organizohet në 3 rajone, një në Shkodër, Fier dhe Tiranë. Ata do të lidhen me njëra tjetrën online, për të bërë të mundur respektimin e masave anticovid.Drejtuesit politikë të PS-së nëpër qarqe kanë nisur takimet dhe pritet që Taulant Balla të bëjë një përmbledhje nga grupi socialist për t'ia paraqitur kryeministrit Rama. Nga ana tjetër, në orën 16:00 kreu i qeverisë do të mbledhë drejtuesit e qarqeve në selinë rozë. 

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, ka shpjeguar propozimin e socialistëve për hapjen e listave.

"Sepse dhe ligjvënësit e Austrisë, Cekisë kanë analizuar për shumë vite dhe kanë konkluduar në një formë që nuk është e vërtetë se kandidati duhet të marrë më shumë vota se një parti? Këtë formulë nuk e kemi shpikur ne e kanë pjesa më e madhe e vendeve dhe e kam shumë përzemër Kosovën, por kemi menduar që përzgjedhja më e mirë është Austria dhe Çekia qe janë modele më të mira. Ka këndvështrime që mund të përzgjidhet dhe modeli i Kosovës, nëse vendosim në peshore që një kandidat të zgjidhet deputet pa mbështetjen reale të Partisë duhet të përmbushë legjitimitetit demokratik. Renditja e partive politike thyhet nga mbështetja që merr një kandidat; është një hap i madh, numri i votave për secilin kandidat rimodelon listën", tha Balla.  

Balla thekson se çdo çështje është e hapur dhe PD-LSI mund të kontribuojnë në Këshillin Politik me propozime. Më tej ai garanton se diskutimet do të vijojnë po drafti i PS është i vetmi që garanton barazinë gjinore dhe është parë nga të gjitha këndvështrimet. ?Listat e Hapura tashmë janë fakt i pakthyeshëm mbrapsht. Kushtetuta ka përcaktuar qartë që më 25 prill qytetarët do të shprehin vlerësimin dhe të japin votën e tyre jo vetëm për partinë, por dhe një prej kandidatëve në një prej listës së subjekteve . PS ka propozuar një draft që është bërë publik nga Gjiknuri. Është diskutuar dhe në grupin parlamentar. Përveç pjesës së diskutimit në Këshill, dhe e inkurajojmë ku janë dhe subjekte jashtë-parlamentare. Të gjejnë gjuhën e përbashkët për kthimin si duhet të amendamenteve.

Share This Video


Download

  
Report form