Hapja e listave është debati që po shoqëron mbledhjet e këshillit politik, në prag të miratimit të kodit të ri zgjedhor. Rudina Hajdari, si përfaqësuese e opozitës parlamentare kërkon hapjen 100 për qind të tyre, propozim ky që ka marrë përgjigjen nga Partia Socialiste përmes përfaqësuesit të kësaj të fundit Damian Gjiknuri.
Në një letër dërguar Hajdarit, Gjiknuri shkruan se në mbledhjen e fundit të Këshillit Politik, Partia Socialiste depozitoi amendamentet e saja për ndryshimet në Kodin Zgjedhor si reflektim i ndryshimeve Kushtetuese të hyra tashmë në fuqi.
Sipas tij, këto amendamente garantojnë plotësisht parimet kushtetuese për hapjen 100 për qind të listave, ashtu sikurse sigurojnë të drejtën e çdo qytetari për të vlerësuar nominalisht me votë preferenciale secilin kandidat e më tej duke ri renditur listën përpara ndarjes përfundimtare të mandateve.
Por, pavarësisht nga ky propozim, Gjiknuri thotë se maxhoranca është e gatshme të diskutojë rreth propozimeve me synim arritjen e një produkti me konsensus sa më të gjërë.
Madje, shton se në cilësinë e përfaqësuesit të mazhorancës ka kërkuar nga përfaqësuesit e tjerë të Këshillit Politik që të sjellin opinionin në raport me draftin tonë ose propozime alternative.
Duke qenë se Këshilli Politik u krijua si strukturë ekstra-parlamentare, me synim primar përfshirjen e kontributit të opozitës jashtëparlamentare në procesin e reformës zgjedhore, do kërkoja mirëkuptimin tuaj për ti dhënë kohën e nevojshme edhe përfaqësuesve të opozitës jashtëparlamentare që të paraqesin dhe ata propozimet e tyre konkrete për amendamentet e Kodit Zgjedhor. Duke patur kontributin konkret me drafte nga të gjitha palët në Këshill, mund të kryejmë më pas procesin e negocimit në këtë strukturë ekstra-parlamentare, për një produkt me konsensus sa më të gjërë të mundshëm.
Në rast se opozita jashtëparlamentare, brenda afateve që na ka caktuar Kuvendi, do të vazhdojë të refuzojë ftesën për të dhënë kontributin e saj me amendamente konkrete të Kodit Zgjedhor, Ju si opozitë parlamentare keni gjithësesi të drejtat dhe hapësirat e plota ligjore për ti bërë amendamentet tuaja pjesë të diskutimit që do duhet të zhvillohet padiskutim në Komisionin Parlamentar për Çështjet Ligjore dhe grupin përkatës të punës ku përfaqësohet si mazhoranca ashtu edhe minoranca në Kuvend.
Duke ju ftuar të depozitoni një kopjo të propozimeve tuaja zyrtarisht edhe pranë Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore, mbetemi në pritje që opozita jashtëparlamentare të depozitojë në Këshillin Politik ose në Kuvendin e Shqipërisë propozimet konkrete për amendamentet e Kodit Zgjedhor në zbatim të ndryshimeve Kushtetuese të 30 Korrikut", shkruan në letër përfaqësuesi i PS në këshillin politik.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknolog...