Top News - Shifrat e korrupsionit/ 1000 zyrtarë nën hetim për 7 vjet

Top Channel Albania 2020-12-23

Views 1

Pavarësisht reformave të thella në disa sektorë Shqipëria vuan nga niveli i lartë i korrupsionit. Kjo është vënë në dukje në shumë raste edhe nga diplomatë jo pak të rëndësishëm në Shqipëri, por edhe në raportet e organizmave ndërkombëtare për vendin tonë. Por, kush rezulton fajtor në luftën ndaj korrupsionit, ose hetimin e këtij krimi?!

Nëse u referohesh shifrave, duket se ato janë në kah pozitiv. Janë jo pak, por plot 1 mijë zyrtarë të akuzuar dhe dërguar për hetime vetëm nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Burime zyrtare nga Kontrolli i Lartë i Shtetit bëjnë me dije se vetëm gjatë vitit 2019 janë bërë 28 kallëzime penale për 40 drejtues të nivelit të mesëm dhe të lartë.

Madje vetë Kontrolli i Lartë i Shtetit është angazhuar në 101 procese gjyqësore, nga këto 28 procese gjyqësore penale me objekt ?kundërshtimin e vendimit të Prokurorisë? dhe 73 procese gjyqësore administrative dhe civile, ku KLSH ka qenë në cilësinë e të paditurit dhe personit të tretë.

Proceset gjyqësore kanë pasur një shpërndarje të madhe gjeografike, ku përfshihen gjykata si Tiranë, Durrës, Kavajë, Lushnjë, Berat, Fier, Vlorë, Përmet, Gjirokastër, Lezhë, Shkodër, Kukës, Dibër, Pukë, Mat, Tropojë, dhe Korçë.

Vetë prokuroria pranon se në harkun e 7 viteve 2012-2019, vetëm nga Kontrolli i Lartë i Shtetit janë firmosur 336 kallëzime penale për 999 persona, ose thënë ndryshe ka adresuar çdo javë një Kallëzim penal, për zyrtarët e nivelit të mesëm dhe të lartë, të konstatuar me shkelje të rënda nga auditimet e KLSH. Gjithashtu, numri i kallëzimeve penale dhe i personave të kallëzuar gjatë kësaj periudhe është 2 herë më i lartë krahasuar me periudhën 10 vjeçare 2002-2011.

Adresimi i rasteve të mashtrimit e keqpërdorimi të fondeve dhe pasurisë publike nga zyrtarët e çdo niveli të qeverisjes në organet ligjzbatuese kanë forcuar profilin e KLSH-së ndaj Parlamentit dhe ka krijuar besim tek qytetari shqiptar, si një hallkë aktive në zbulimin dhe parandalimin e korrupsionit.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#KLSH#Korrupsion#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form