KUKËS- Ulja e menjëhershme e temperaturave dhe kushtet e motit, për qytetarët e Kosovës nuk janë bërë aspak pengesë në këtë fundjavë.
Kolonat e mjeteve dhe fluksi në Morinë është thuajse i njëjtë me fundjavën e kaluar. Më shumë se 7 mijë qytetarë të Kosovës, në orët e paradites kaluan kufirin e destinacioni i tyre mbetet bregdeti.