MORINË-Me mijëra shqiptarë të Kosovës kanë hyrë në doganën e Morinës që në orët e para të mëngjesit, ku u krijua edhe trafik i rënduar. Edhe pse vendi ynë ka shifra në rritje të të prekurve me Covid-19, kjo nuk i ka ndalur shqiptarët e Kosovës t'i drejtohen bregdetit. Ata zgjedhin të pushojnë kryesisht në Shëngjin dhe Velipojë gjatë fundjavës.
Me mijëra qytetarë të Kosovës i janë drejtuar bregdetit shqiptar këtë fundjavë. Radhë kilometrike u krijuan në doganën e Morinës që në orët e para të mëngjesit.