Sipas Bankës Botërore, 10% e popullsisë në Tiranë dhe 6% e popullsisë në Durrës jetojnë aktualisht në ndërtesa me rrezikshmëri shumë të lartë, duke lajmëruar se ato mund shemben në rast të një tërmeti tjetër. Dy llojet e ndërtesave që rrezikojnë më shumë janë pallatet me beton të armuar dhe ndërtesat me muratuara, të cilat mund të shkaktojnë më shumë fatalitete. Gati 50,000 njerëz, ose rreth 10% e popullsisë banojnë në ndërtesa me rrezik të lartë, analizon Banka.
Ndërsa në Durrës përafërsisht 7,000 njerëz, ose rreth 6% e popullsisë së qytetit, banojnë në lloje të ndërtesave me rrezik të lartë. Dobësia e këtyre objekteve i atribuohet mënyrës së ndërtimit dhe mungesës së mirëmbajtjes, mbikëqyrjes gjatë shumë dekadave. Studimi i fundit i Bankës Botërore analizon rrezikun nga tërmeti për familjet që jetojnë në banesa të ndërtuara para vitit 2000 dhe ofron të dhëna për shtetet në mënyrë që të përmirësojnë sigurinë e tyre.
"Paketa imobiliare që kemi nga koha e komunizmit është absolutisht skandaloze nga të gjitha aspektet: estetik, termik, dhe struktural edhe për faktin se janë bërë shumë ndërhyrje pas viteve '90 nga vetë banorët për të krijuar kushte me komode. Janë këto ndërtesa që rrezikojnë"- tha Bocka.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel