Ajo është 77 vje?e dhe të gjithë e njohin si "Leta kapela" sepse që prej 50 vitesh ajo nuk del nga shtëpia pa vendosur një nga kapelet e saj të shumta. Violeta Mita Bejleri ka punuar si mësuese e gjuhës shqipe për rreth 30 vite dhe po ashtu ka botuar disa libra. I pëlqen ta mbajë veten dhe të duket sa më bukur, duke u kombinuar nga koka tek këmbët dhe këtë gjë nuk e bën vetëm sot por edhe para viteve '90. Ajo jeton me bashkëshortin pranë zonës ku ndodhet institucioni i Thesarit të Shtetit. Ata e humbën shtëpinë në firmat piramidale dhe prej 23 vitesh janë përshtatur në një kabinë elektrike, midis telave dhe kabllove të rrymës elektrike, në një hapësirë rreth 23 metra katrorë. Bashkëshorti i saj ka punuar si elektri?ist dhe në kohën kur u lirua një nga kabinat e mëdha ata u strehuan aty, për ta shndërruar në "shtëpinë" e tyre.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel