#tvora #rtvoranews
Kuvendi i Shqipërisë ka konstituar me 95 vota komisionin e posaçëm parlamentar për të shqyrtuar kandidaturat e për organet e KQZ-së së re.
PS ja kanë besuar këtë detyrë Damian Gjiknurit, Alket Hysenit dhe Adnor Shametit, ndërsa 3 grupet e opozitës parlamentare do të përfaqësohen nga Myslim Murrizi dhe Edmond Stojkut. Ndërsa PD dhe LSI kanë mandatuar si të dërguar të posaçëm në këtë komision Oerd Bylykbashin.
Te premten afati i fundit
Të premten në orën 16:00 përfundon edhe afati për të aplikuar në një nga postet e KQZ. 33 emra kanë dorëzuar dosjen e tyre për të gararuar për kryekomisioner, nënkomisioner, Rregullatorin dhe KAS-in.
Ish-prokurori Theodhori Sollaku, anëtari ende në detyrë i KQZ-së Bledar Skëndëri, ish-ministrja e Financave të PD Helga Vukaj, ish-krytarja e KQZ-së Lefteri Lleshi dhe ish-anëtari i këtij institucioni Hysen Osmani kanë shprehur interesin e tyre për KQZ-në e re e cila duhet të jetë gati deri me 18 tetor.
Përveç komisionit për ngritjen e KQZ-së, në parlament ministrja e shtetit Elisa Spiropali kishte edhe një kërkesë për përfaqësuesin e saj në Këshillin politik, i cili do të mbledhet nesër në orën 10:30.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/kuvend-pritet-ngritja-e-komisionit-te-posacem-parlamentar-qe-perzgjedh-anetaret-e-kqz/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv