Ngrihet komisioni qe zgjedh KQZ - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-12-05

Views 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me 95 vota pro parlamenti ngriti komisionin e posaçëm që do të ketë si detyrë zgjedhjen e 12 anëtarëve të komisionit qendror të zgjedhjeve. Anëtarë të këtij komisioni janë 3 socialistët Gjiknuri,Hyseni dhe Shameti, nga opozita parlamentare janë Murrizi e Stojku dhe për herë të parë pas një viti e gjysëm pjesë e kësaj strukture parlamentare është edhe partia demokratike nëpërmjet Oerd Bylykbashit. Por ngritja e Kqz duket se shënon një nga ato momente e rralla konsensuale mes mazhorancës dhe opozitës për reformën zgjedhore, pasi çështja e koalicioneve ka rikthyer debatin mes palëve. Në emër të mazhorancës ministrja për marrëdhëniet me parlamentin hodhi sot poshtë kërkesën e opozitës për të marrë mendimin e Osbe-OdihritSinkronELISA SPIROPALI?Ne jemi të gatshëm t?i dëgjojmë, por s?ka punë ODIHR-i këtu dhe nuk ka punë asnjë institucion tjetër, ka punë kuvendi i Shqipërisë i cili përmes votimit sot të komisionit do të bëjë të mundur që Brenda 30 shtatorit ne të kemi më në fund, një kod zgjedhor dinjitoz.?Sipas mazhorancës kërkesa e Pd synon vetëm zvarritjen e procesit.sinkron?Kërkesa e opozitës për t?iu drejtuar ODIHR, është jo vetëm e parakohshme sepse ne nuk kemi ende një draft, por është bllokuese. Kur e njëjta opozitë nuk pranoi rekomandimin kyç të ODIHR për depolitizimin e administratës zgjedhore kur nënshkroi marrëveshjen e 5 qershorit.? Të premten në orën 16.00 përfundon afati për të gjithë ata që duan të aplikojnë për të qënë anëtarë të Kqz. Deri më tani kanë dorëzuar dokumentacionin 33 kandidatë për Kqz e re. Mes tyre bie në sy Bledar Skënderi i cili aktualisht është anëtar i Kqz, ish-deputeti socialist Arben Isaraj, eksperti socialist në këshillin politik Dritan Caka, drejtuesja e departamentit të antikorrupsionit në Pd Lealba Pelinku, Helga vukaj e cila mbajti postin e ministres teknike të financave në vitin 2017.

Share This Video


Download

  
Report form