Lleshaj: Nuk kam thene se do te dorehiqem |Lajme-News

RTV KLAN 2020-12-05

Views 1

Pas deklaratave kontradiktore në Vlorë dhe Shkodër, sa i takon postit që mban, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka sqaruar nga Elbasani se nuk do të largohet nga detyra, të paktën deri në fund të mandatit qeverisës.

Nga Elbasani ku mori pjesë në ceremoninë e prezantimit të forcave ?Shqiponja?, ai komentoi edhe zhvillimet e fundit kriminale në vend, duke theksuar se policia po bën me profesionalizëm detyrën e saj.

?Nu kam dhënë dorëheqjen, jam në detyrë. Nuk dorëhiqem, eci përpara, sepse kam një mision për të kryer. S?kam thënë që ka dështuar policia. Mundohuni të kuptoni drejt. Policia jo vetëm që s?ka dështuar, por po kryen detyrën me profesionalizëm dhe sukses në gjithë vendin. Sigurisht kjo nuk do të thotë që ngjarje nuk mund të ndodhin se ndryshe nuk do kishim as polici?.

Në mbështetje të ministrit të Brendshëm ka folur edhe Taulant Balla, sipas së cilit, Lleshaj e ka kryer më së miri detyrën që i është besuar nga ana e socialistëve.

?Ministri Lleshaj prej ditës së parë në detyrë ka bërë një punë të shkëlqyer, dhe kjo është një shpërblim i besimit që Partia Socialiste i ka dhënë?.

Për atentatin e ndodhur mbrëmjen e së martës në Tiranë, Balla u shpreh se shpërthime të tilla ndodhin në kryeqytetet e të gjithë botës.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS