Denaj: Futbolli nuk është peng dhe shantazh për qeverinë, Ylli: Pse fshihet Duka? Kërkesat politike

Report TV 2020-12-05

Views 0

Qeveria shqiptare nëpermjet ministres së Financave Anila Denaj dhe deputetit Fidel Ylli ka deklaruar se është e keqardhur që Liga Profesionist e Futbollit, e cila ka bojkotuar kampionatin për shkak të 4 kërkesave, nuk erdhi në takimin e planifikuar. Pretendimi për të takuar vetëm kryeministrin sipas Denajt është shantazh.

?Ndihem e keqardhur që komunikimi i drejtpërdrejtë në një tryezë të ruumbullakët, për të disktuar mbi të gjithë shqetësimet dhe nevojën për zgjidhje nuk u realizua ditën e djeshme. Futbolli nuk mund të jetë një element pengu dhe shantazhi për qeverinë,?-tha ajo.

Pavarësisht kësaj Denaj tha se është e gatshme të ulet në tavolinë sërish me Ligën Profesioniste, ndërsa tha se kërkesat e tyre janë të negociueshme.

?Për përfaqësuesit e Ligës ftesa mbetet e hapur. Ne duhet të kuptojmë që debati nuk duhet të ndodhë nëpërmjet televizioneve, por është domosdoshme që përpara se të vendosim për shtantazhe ne duhet të diskutojmë. Mbi të gjitha duhet të kuptojmë të dy palët ku jemi dhe ku do shkojmë,"-deklaroi Denaj.

Ndërkohë i përzgjedhuri i qeverisë për të negociuar me Ligën Profesioniste, deputeti Fidel Ylli, tha se katër kërkesat janë të iniciuara politikisht, ndërsa i bëri thirrje kreut të FSHF-së Armando Duka të mos fshihet pas Ligës.

"Ku e ka Liga selinë? Sa e ka buxhetin? E ka 0! Arbitrat kush i cakton? Federata! Politikat e zhvillimit? I cakton Federata! Unë mendoj se duhet të dalë hapur presidenti i FSHF-së bashkë me grupin që ka inociuar. Edvin Libohova është kryetar i komitetit dhe tashmë është vënë kryetar i Ligës. FSHF-ja e bëri edhe njëherë për t?i hedhur hi syve UEFA-s dhe FIFA-s. Këto janë politike, pasi ja erdhën zgjedhjet në prill. JO! Sporti larg politikës. Sporti duhet të na bashkojë,"-u shpreh Ylli.

Sezoni i ri i futbollit në Shqipëri duhet të niste më 12 shtator, por se kur ?topi do rrotullohet? ende nuk dihet.

Share This Video


Download

  
Report form