Wake Up/ Futbolli i femrave, Duka: Në luftë me mentalitetin, prindërit si duan vajzat futbolliste

Top Channel Albania 2020-06-11

Views 7

Periudha e izolimit i ka reflektuar pasojat e saj edhe në futboll duke qenë se të gjitha ndeshjet kanë qenë të pezulluara. Mbështetja financiare është një nga nevojat më kryesore jo vetëm për futbollistët, trajnerët, stafet përkatëse e më gjerë. Pak kohë më parë presidenti Duka u shpreh për paketën financiare që mbështet të gjithë punonjësit e angazhuar në futboll. Futbolli i femrave në Shqipëri i ka fillesat e garës në vitin 2007 dhe vetëm në vitin 2009 u krijua kampionati kombëtar. Prej kohësh një ndër prioritetet e FSHF-së është mbështetja e futbollit të femrave të të gjitha moshave, duke krijuar fizionominë e tij si dhe duke luajtur një rol të rëndësishëm në ndryshimin e perceptimit për futbollin si një sport vetëm për meshkuj. Komiteti Ekzekutiv, ka miratuar pak ditë më parë strategjinë e prioritetit më të madh të futbollit shqiptar, zhvillimit të futbollit të femrave. Strategjia 5-vjeçare e Futbollit të femrave 2020-2025, synon investimin e burimeve financiare dhe njerëzore. Kujtojmë se në listën e kërkesave të UEFA-s, përcaktohet se çdo klub i Kategorisë Superiore duhet të ketë detyrimisht një ekip femrash për sezonin 2021-2022. Por cilat janë sfidat me të cilat po përballet Federata Shqiptare e Futbollit. Presidenti i saj, Armand Duka tha se: "Fatkeqësisht në disa vende të botës futbolli shihet si një sport mashkullor dhe qëllimi ynë është që ta bëjmë futbollin një lojë pa dallime gjinore. Dhe pikërisht për këtë, në një vend relativisht të vështirë përsa i përket mentalitetit, siç është Shqipëria, ne kemi bërë këtë strategji për ta zhvilluar dhe afruar sa më shumë femra në futboll. Ne e kemi pasur prioritet dhe më parë por nuk kishim orientuar buxhetet tona në këtë drejtim. Por tani ne kemi orientuar mbi 20% të buxhetit vjetor të Federatës, te futbolli i femrave. Por, ajo që duhet të bëjmë është të bindim prindërit dhe vajzat që t'i afrohen futbollit. sepse jemi në një luftë me mentalitetin. Shumë pak prindër e pranojnë faktin që vajzat mund të luajë futboll. Vajzat e duan futbollin, vajzat e shohin futbollin dhe pse mos ta luajnë futbollin"- tha presidenti Duka.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form