Shqipërisë i dëmtohen edhe dy futbollistë të tjerë, Duka: Panucci-n e vlerësojmë pas ndeshjeve

Report TV 2018-11-14

Views 2

Kombëtarja shqiptare ka marrë sot dy lajme të tjera negative sa i takon futbollistëve që e kanë ta pamundur të jenë për dy ndeshjet e ardhshme kundër Skocisë në Ligën e Kombeve dhe Uellsit në miqësore.

Bëhet fjalë për Ermir Lenjanin dhe Alban Hoxhën, që sipas mjekëve e kanë të pamundur për t?u rikuperuar në kohë nga dëmtimet. Gjithsesi përgatitjet nën kujdesin e Panucci-t vijojnë dhe në prag të sfidave kanë folur futbollistët Frederik Veseli dhe Myrto Uzuni.

Fillimisht qendërmbrojtësi që aktivizohet me Empolin është shprehur: ?Kemi pësuar disa gola gola që mund t?i shmangnim. Janë disa gjëra pozitive dhe negative dhe këto të fundit duhet t?i përmirësojm. Shpresoj të gjejmë rrugën për më shumë sukes.?

Ndërkohë Myrto Uzuni, i cili ishte nga të paktët futbollistë që justifikojë veten në dy ndeshjet e kaluara duke deklaruar se fati nuk ishte në fatin e tyre.

Ishte një ndeshje e mirë e jona, por fati nuk ishte në anën tonë. Nëse luajmë ndaj Skocisë në të njëjtën mënyrë jam i bindur se do të fitojmë.

Myrto Uzuni
Një koment për kombëtaren ka bërë edhe presidenti i federatës shqiptare të futbollit Armando Duka, i cili sot vizitoi ecurinë e punimeve në kompkesin ku do të jete edhe selia e re e FSHF-së.

I pyetur nga gazetarët nëse këto do jenë ndeshjet e fundit të Kombëtares në drejtimin e Panucci-t, Duka u shpreh se këtë gjë do ta tregojnë rezultatet.

Nuk mund të flasim tani për trajnerin sidomos para këtyre ndeshjeve. Do të shohim si do të jetë rezultatet, shpresojmë pozitive, më pas do të bëjmë një analizë.

Armando Duka, president i FSHF-së
Duka gjithashtu u shpreh se në muajin mars me shumë mundësi do të luhet topi i parë në stadiumin ?Arena Kombëtare?.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS